Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fanella e Shaqirit prej më të shiturave në SHBA

Futbollisti i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, është shfaqur në listën e fanellave më të shitura të kompanisë së veshmbathjeve “Adidas”, në shitjet që i ka bërë “MLSstore”, ka njoftuar liga amerikane e futbollit, MLS.

Fanella e Shaqirit është në vendin e 25-të si më e shitura.

Shaqiri është një nga 10-të lojtarët në listë që kanë luajtur ndeshje në Kupën e Botës.

Fanella e Lionel Messit të Inter Miamit i prinë listës, si më e shitura në vitin 2023.