Robert Rrahmani luan për ekipin e kadetëve dhe atë të juniorëve të Trepçës '89. Me kadetët u shpall kampion i Kosovës në edicionin e parë të Superligës së Kosovës për këtë grupmoshë, 2016\17.
17-vjeçari, që luan si sulmues krahu, ka luajtur për përfaqësuesen U-17 të Kosovës në futboll në ndeshjet e para të saj. Këtë javë bëri paraqitjen e parë edhe me U-19 të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Diana e Biontina Rrahmani po paraqiten këtë vit për Vushtrrinë, në Superligën e Kosovës në hendboll. Pas javës së 17-të kampionale, Vushtrria udhëheq në klasifikim dhe është fare pranë titullit të kampionit të Kosovës.
Diana e Biontina janë motra të Robertit, më të mëdha se ai. Në fakt familja Rrahmani në Mitrovicë është e njohur si familje sportistësh. Ndër të tjera në pronë të kësaj familjeje është një shitore e pajisjeve sportive, si një lidhje shtesë me sportin...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)