Federata Atletike e Kosovës (FAK) është e bindur se në edicionin e 18-të të gjysmëmaratonës "Prishtina 2018" do të ketë më shumë atletë elitarë se në edicionet e kaluara. Në FAK besojnë se edhe numri i përgjithshëm do të jetë më i madh.
Kryetari i FAK-ut, Halil Sulejmani në konferencën e mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ka thënë se edhe në aspektin organizativ do të ketë risi, shkruan sot Koha Ditore.
Gjysmëmaratona e këtij viti do të nisë më herët se në vitet e kaluara. Do të organizohet më 29 prill (10:00).
Shtegu do të jetë i njëjtë. Starti dhe finishi do të jenë përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Atletët do të bëjnë rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë - Obiliq - Prishtinë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).