Trajneri i Chelseat, Antonio Conte po akuzohet për sjellje të keqe nga Federata angleze pas përjashtimit në ndeshjen ndaj Swanseas.
Italiani ka kohë deri më 5 dhjetorë që t’i përgjigjet akuzës, transmeton Koha.net. Ai mund paguajë gjobën prej 8 mijë funtave ose ta kontestojë atë dhe mund të përjashtohet për një ndeshje, raporton Football Italia.
48 vjeçari ishte dërguar në tribuna nga gjyqtari Neil Swarbrick për frustrimin e tij në ndeshjen ndaj Swanseas.
Pas takimit Conte kishte kërkuar falje duke thënë se, “isha i frustruar, sigurisht se bëra gabim. Gjatë ndeshjes unë vuaj, së bashku me lojtarët e mi”.