Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

F1, Mercedesi i ri zbret në pistë

Mercedesi zbriti në pistën e Silverstonit me makinën FW08, që do të përdoret në Botërorin e ri të Formulës 1.

Skuderia nga Shtutgarti po e filmonte makinën e re për qëllime reklamimi, kur u kap nga kamerat e Reuters që nuk ngurroi të zbulojë imazhet e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Makinat e Formulës 1 të këtij viti do të jenë ndryshe nga ato të vitit 2016, për shkak të ndryshimeve në rregullore. Gomat do të jenë më të gjera, gjë që do të rrisë shpejtësinë në marrjen e kthesave, transmeton KP.

Ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit edhe për këtë sezon, Mercedesi do të jetë skuadra për t'u mundur në Formulën 1 dhe Lewis Hamilton është kandidati kryesor për të fituar titullin botëror për pilotë.

Këtë vit, shoku i tij i skuadrës do të jetë finlandezi Valteri Botas, i cili zëvendësoi Nico Rosberg, me gjermanin që u tërhoq pasi u shpall kampion bote në vitin 2016.

{gallery}