Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evra: Mendoj se tifozët e Arsenalit janë lodhur nga Xhaka

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka treguar se si legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, kishte ndalur televizorin gjatë një ndeshje të Arsenalit, pasi ishte neveritur duke e parë Granit Xhakën me shirit të kapitenit të klubit londinez.

Xhaka mbrëmë sërish ka bërë bujë për arsye të gabuara, duke u përjashtuar me karton të huq në humbjen 1:0 ndaj Burnleyt. Ai u përjashtua pasi e kapi për fyti një futbollist kundërshtar.

Humbja ishte e katërta rresht për Arsenalin në ligë në stadiumin Emirates, seria më e keqe në më tepër se 60 vjet, dhe është rritur presioni ndaj kryetrajnerit Mikel Arteta.

“Do t’u them një storie të shpejt. Thierry Henry një ditë më ftoj në shtëpinë e tij për ta parë një ndeshje të Arsenalit. Ai e ndezi televizorin, imazhi i parë që pamë ishte Xhakën duke e udhëhequr skuadrën e Arsenalit si kapiten. Thierry Henry ndali televizorin. E pyeta se çfarë ndodhi. Ai tha, ‘Nuk mund të shoh skuadrën time dhe Xhakën të jetë kapiten i skuadrës sime’ dhe e ndali televizorin. Nuk e shikuam ndeshjen. Tregon se çfraë mendon një legjendë e këtij klubi. Dhe sërish ai e la në lloç skuadrën. Nuk është hera e parë. E mbaj në mend dy vjet më parë bëra një koment për Arsenalin, duke thënë se duken si bebe. Ai tha se nuk është hera e parë që Patrice Evra flet kundër nesh. E mbaj në mend se në ndeshjen tjetër ai u zëvendësua dhe hoqi fanellën. Mendoj se tifozët e Arsenalit janë ngopur me Xhakën”, tha Evra për Sky Sports.