Ish-reprezentuesi i Francës, Patrice Evra të hënën ka njoftuar se i ka thënë lamtumirë futbollit aktiv.
Në një prononcim për mediumet franceze Evra ka zbuluar se tashmë ka nis kursin për t'u pajisur me licencën B të UEFA-s, pasi synon që në të ardhmen të punoj si trajner, transmeton Koha Ditore.
"Karriera ime aktive edhe zyrtarisht ka përfunduar. Jam duke kompletuar kursin për licencën B të UEFA-s, që e pata nisur në vitin 2013. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, atëherë pas një viti e gjysmë do të jem i gatshëm për të marrë drejtimin e ndonjë ekipi", është shprehur Evra 38-vjeçar.
Evra si futbollist ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur te Nice, Monaco, Manchester Unitedi, Juventusi, Marseille e West Ham Unitedi.