Evertoni ka fituar me rezultat të jashtëzakonshëm një miqësore me ATV Irdningun e Austrisë.
Skuadra angleze fitoi duke realizuar 22 herë e duke mos pësuar asnjë gol.
Kevin Mirallas realizoi pesë herë, ndërsa Ademola Lookman dhe Oumar Niasse shënuan nga katër gola.
Tosun realizoi hat-trick, ndërsa Vlasiq shënoi dy gola. Gol realizuan edhe Baines, Holgate, Keane, ndërsa pati edhe një autogol.