Sport

Evertoni barazon në shtëpi me Nottingham Forestin

Evertoni është ndalur në një barazim 1:1 në shtëpi nga Nottingham Foresti në xhiron e tretë të Premier Leagues së Anglisë.

Në të vërtetë Nottinghami fillimisht kaloi në epërsi me golin e Brennan Johnsonit në minutën e 81-të, por shifrat i barazoi Demarai Gray (88’).

Fulhami ndërkohë ka fituar 3:2 në shtëpi nga Brentfordi. Bobby Reid (1’), Joao Palhinha (20’) dhe Aleksandar Mitroviq (90’) shënuan për Fulhamin, ndërsa Christian Norgaard (44’) dhe Ivan Toney (71’) për Brentfordin. Te Brentfordi në stol ishte Thomas Strakosha.

Leicester City pësoi 2:1 në shtëpi nga Southamptoni, duke e vazhduar formën jo të mirë.

James Maddison (54’) shënoi për Leicesterin, ndërsa Che Adams (68’, 84’) për Southamptonin.

Leicesteri pas tri ndeshjeve e ka vetëm një pikë dhe gjendet nga fundi i tabelës.

Crystal Palace fitoi 3:1 ndaj Aston Villas.

https://clip.dubz.co/v/9gk6p4

https://clip.dubz.co/v/g1h3qg