Valon Ethemi nga Tetova ka pranuar ftesën nga seleksionuesi Alban Bushi për Shqipëri U21.
20-vjeçari do luajë tre ndeshje miqësore në fund dhe fillim të muajit të ardhshëm – një kundër Bosnjës U21 dhe dy kundër Bellorusisë U21.
Kjo do të thotë se Maqedonia humb edhe një talent të madh, pasi neglizhenca e kompetentëve të FFM-së shfrytëzohet nga pala shqiptare që ofron në gjirin e saj futbollistin që la pas një sezon shumë të mirë me Kukësin në Superiore. Valon Ethemi ka kontratë me Kukësin deri 2020.