17:49 - Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq, në Kupën Evropiane për kadetë që po zhvillohet në Teplicë të Çekisë, ka zënë vendin e tretë duke fituar medaljen e bronztë.
Këtë medalje ajo e siguroi pasi mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Ivana Nikoliq.
Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak, raporton Koha.net.
Trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje që në meçet e para të tyre.
“Për meshkuj sot garuan Dardan Cena kategoria 50 kilogramë që humbi në xhiron e parë, si dhe Arbër Nikqi kategoria 60 kilogramë që poashtu pësoi në xhiron e parë. Dardani e Arbëri e kishin paraqitjen e parë në gara serioze. Pasdite për medalje të bronztë do të luftojë Erza, e cila e vetme po lufton për kualifikim në Lojërat Olimpike për të rinj. Nesër do të paraqitet Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg”, ka shkruar Kuka.
Erza Muminoviq në garë për të bronztën në Evropianin për kadetë
Në Kupën Evropiane për kadetë që po zhvillohet në Teplicë të Çekisë xhudistja Erza Muminoviq është në garë për medalje të bronztë.
Në kategorinë 44 kilogramë ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak, transmeton Koha.net.
Muminoviq deri më tani ka shënuar tre fitore, kurse në garë për të bronztën do të përballet me xhudisten nga Mali i Zi, Ivana Nikoliq.
Përmes një postimi në Facebook, trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje në meçin e parë.