Erza Muminoviq ka siguruar medaljen e argjendtë në Leibnitz të Austrisë në kuadër të Kupës Evropiane për juniorë, e vlefshme për ranglistën botërore, garë e cila, sipas trajnerit Toni Kuka, është më e forta në botë për U21.
“Dje ishte ditë jo me fat pësuan humbje garuesit tonë në këtë garë por sot Erza shkëlqeu e sot garojnë edhe garues tjerë. Kosova power”, ka shkruar Kuka në Facebook.