Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (KAS), që vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ka mbajtur edhe mbledhjen e dytë, në të cilën janë zgjedhur organet drejtuese: kryetari, nënkryetari dhe sekretari për mandatin 2021 – 2024.
‘’Kryetar është zgjedhur Eroll Salihu, i cili ka përvojë si jurist dhe në menaxhimin e organizatave sportive. Salihu është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëherit anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së. Nënkryetar është zgjedhur Armend Krasniqi, ndërsa sekretare, Jehona Shyti. Të nëntë anëtarët që e përbëjnë KAS-in, janë juristë, të cilët janë zgjedhur në Asamblenë e fundit Zgjedhore të KOK-ut, pas propozimeve të ardhura nga federatat sportive’’, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Në kuadër të KAS-it funksionon edhe rregullorja për procedurat e zgjidhjes së konflikteve, e miratuar në Asamblenë e Punës së KOK-ut.
Funksionalizimi i KAS-it është i rëndësishëm për federatat sportive, për klubet dhe gjithë sportin e Kosovës, sepse zgjidh të gjitha konfliktet mes federatave, klubeve dhe sportistëve.
-
KOK-u reagon ndaj FFK-së: KAS-i është organ i pavarur, nuk ndikojmë në vendimet e tyre
-
FFK-ja kërkon shkarkimin e Eroll Salihut nga KAS-i
-
Funksionalizohet Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Kosovë
-
Vetëm një kandidat për president të KOK-ut, Milaim Kelmendi megjithatë tërhiqet
-
Pas KOK-ut, FFK-së i reagon edhe KAS-i