Erolind Krasniqi dhe Rot-Weiss Essen kanë vendosur për vazhdimin e kontratës.
21-vjeçari që përfaqëson Kosovën U-21, në vitin 2021 u rikthye te kjo skuadër nga BFC Dynamo.
Krasniqi është rritur te skuadra Hamburger Sportverein dhe ishte madje edhe kapiten. Në vitin 2019, mesfushori u transferua te Rot-Weisser, ndërsa më pas iu bashkua BFC Dynamos në vitin 202.
Që prej rikthimit të tij, ai ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, shënoi gjashtë gola dhe një asistim.
Në muajin nëntor ishte pjesë e Kosovës U-21. Madje shënoi gol kundër Shqipërisë në kualifikimet e Evropianit për grupmoshën U-21, në fitoren 2:1.
“Jam shumë i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi. Dua t’i falënderoj të gjithë për besimin që e kanë në mua. Natyrisht, do të jap më të mirën për të arritur qëllimin tonë të përbashkët”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.