Erjon Kastrati ka udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt suksesit historik – titullit të kampionit.
Kastrati ka vlerësuar se Ylli me meritë është kampion, por ka theksuar se rezultati 3:0 në fitore ndoshta nuk është real.
"Vështirë se mund të them dicka. Të gjithë jemi gëzuar shumë. Urime Pejës për lojën, për luftën. Jemi gëzuar shumë. Nuk besoj që është reale 3:0. Loja në Suharekë për një top, këtu për një top. Por besoj se i kemi merituar fitoret dhe titullin”, ka thënë Kastrati pas ndeshjes së tretë finale me Pejën.