Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka shprehur dëshirën për të menaxhuar Liverpoolin një ditë.
Eriksson kishte udhëhequr kombëtaren angleze mes viteve 2001 dhe 2006 dhe më pas ishte pjesë e Manchester Cityt, Meksikës, Bregut të Fildishtë, Leicester City dhe Guangzhou, Shanghai e Shenzen.
69-vjeçari aktualisht është i papunë pas largimit nga Kina, por thotë se do të dëshironte të ishte trajner në Premier Ligë.
“Do të doja të menaxhoja Liverpoolin. Jam fans i vjetër i Liverpoolit. Gjithmonë kam qenë, sikurse babai im”, ka thënë ai për Liverpool Echo.
Artikuj të ngjashëm