Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni thotë se u bë “dele e zezë” te Tottenhami

Christian Eriksen ka thënë se vendimi i tij për të mos vazhduar kontratën te Tottenhami e bëri atë “dele të zezë” te klubi i Premier Leagues së Anglisë.

Mesfushori 27-vjeçar u transferua tek Interi muajin e kaluar për 18 milionë euro, duke i dhënë fund qëndrimit prej gjashtë vjet e gjysmë te klubi londinez, shkruan sot Koha Ditore.

Danezi kishte kontratë me Tottenhamin deri në fund të stinorit dhe ishte folur për largimin e tij qëkur ai tha se është i gatshëm për një sfidë të re pas humbjes 2:0 të Tottenhamit nga Liverpooli në finale të Ligës së Kampionëve në qershor të vitit të shkuar.

Ajo deklaratë bëri që disa nga tifozët të kthehen kundër tij.

“Mu la faji për shumë gjëra, një nga to se isha i keqi. Lexova se isha personi i keq në zhveshtore, kjo qëkur thashë se dua të largohem. Nuk ishte mirë për mua të qëndroja atje”, ka thënë Eriksen për “BBC Sport”.

Erikseni ka thënë se ekziston një ndjenjë lehtësimi në fillimin e një kapitulli të ri në Itali.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Artikuj të ngjashëm