Christian Eriksen mund të jetë njeriu që do t’i japë fund dominimit tetëvjeçar të Juventusit në Serie A.
Organizatori danez i është bashkuar Interit nga Tottenhami këtë javë dhe trajneri Antonio Conte po shpreson që ai të jetë pjesa e fundit e enigmës së mesfushës.
Ka pasur shenja pozitive kur Erikseni 27-vjeçar debutoi për Interin të mërkurën, duke u aktivizuar në 24 minutat e fundit në fitoren 2:1 të Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, shkruan sot Koha Ditore.
Interi shënoi golin e fitores pak sekonda pasi Eriksen u aktivizua. Ndonëse ai nuk pati shumë dorë në atë gol, Eriksen asistoi një gol tjetër që u anulua dhe pati një gjuajtje në portë në debutimin e tij.
Conte shpesh është ankuar për mungesë të lojtarëve të mjaftueshëm në mesfushë dhe kjo ishte evidente kur u detyrua të nxitonte për t’i dhënë debutimin Eriksenit e të mos e lërë të presë deri në fundjavë ndaj Udineses.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)