Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen i jep fitoren Tottenhamit ndaj Brightonit

Foto: Reuters

Tottenhami ka shënuar fitore ndaj Brightonit në Premier Ligë.

Vendasit arkëtuan pikët e plota me vështirësi, me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Eriksen që shënoi golin e fitores kur po luhej minuta e 89 e takimit.

Me këtë fitore Tottenhami mban vendin e tretë me 70 pikë, derisa Brightoni në vendin e 17 ka 34 pikë.