Ka gola të bukur, gola me fat, autogola, gola të fitores dhe tash, në epokën e video-ndihmës (VAR), ka edhe gola të përkohshëm.
Asnjë ndeshje deri më tash nuk e ka vënë më dukshëm më pah këtë situatë, sesa ajo e së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit.
Një gol i vonshëm i shënuar nga Raheem Sterlingu ngriti gjithë stadiumin “Etihad” në këmbë për të festuar, ndërsa edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vrapoi në vijën anësore dhe kërceu lart nga gëzimi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Manchester City mendoi se kishte arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ëndrra e fitimit të katër trofeve të mëdhenj dukej se po bëhej realitet.
Më pas, ndërsa referi turk Cuney Cakir sinjalizoi se goli është anuluar për pozitë jashtë loje pas video-rishikimit, Guardiola ra në gjunjë, me duart në kokë në gjendje dëshpërimi.
Edhe
Guardiola ka kritika ndaj VAR-it
Lojtarët e Tottenhamit, që pak momente më herët kishin qenë të ulur në gjunjë, duke menduar se u eliminuan, papritmas u ngjallën dhe e kuptuan se ata e jo kundërshtarët e tyre do të jenë në gjysmëfinale ku do të përballen me Ajaxin. Veçanërisht ishte një moment i madh për yllin danez të Tottenhamit, Christian ERiksen që kishte humbur topin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)