Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique zëvendëson Laporten me Llorenten

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique, ka bërë një ndryshim në listën e tij të lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen muajin e ardhshëm.

Federata e Futbollit e Spanjës ka njoftuar të mërkurën se Enrique e ka ftuar mbrojtësin e Leeds Unitedit, Diego Llorenten, për ta zëvendësuar Aymeric Laporten e Manchester Cityt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Laporte për shkak të lëndimit nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Spanjës në duelet e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Muajin e ardhshëm Spanja i luan katër ndeshje. Duelin e parë e luan me Portugalinë, përpara se të përballet me Çekinë, Zvicrën dhe sërish Çekinë.