Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se kërcënimet me vdekje ndaj sulmuesit Alvaro Morata dhe familjes së tij duhet të marrin përgjigje të fuqishme nga policia.
Morata ka thënë se ka pranuar kërcënime pasi ka humbur disa raste gjatë fazës grupore në Euro 2020. Këtu përfshihet edhe penalltia e humbur ndaj Sllovakisë, të mërkurën.
Sipas Enriques, kërcënimet duhet të jenë çështje e policisë “në mënyrë që ato të marrin përgjigje të fuqishme”.
Kapiteni i Spanjës, Koke Resurreccion po ashtu ka dënuar kërcënimet, duke theksuar se i ka dhënë Moratas një përqafim të madh për të dëshmuar përkrahjen e tij.
Artikuj të ngjashëm