Trajneri në largim i Barcelonës, Luis Enrique ka përsëritur dëshirën e tij që Lionel Messi të përfundojë karrierën në klub.
Messi ishte heroi i El Clasicos të dielën mbrëma, duke realizuar golin e fitores ndaj Real Madridit, për të hapur garën për titull.
Messi festoi golin duke hequr fanellën dhe shumë njerëz e interpretuan si shenjë se dëshiron vazhdimin e kontratës me Barçën.
“Mendimi im është se dua ta shoh duke përfunduar karrierën te Barça, por për këtë duhet të vendosë Leo. Personi i vetëm që mund të sqarojë festën e golit të tij është Leo”.
Artikuj të ngjashëm