E diela e shkuar ishte ditë feste në qytetin lindor të Gjermanisë, Cottbus, pasi ekipi lokal FC Energie Cottbus u kthye në futbollin profesionist pas dy vjetëve në kategorinë e katërt.
Mbi 20 mijë tifozë e ngjyrosën qytetin me të kuqe, e më pas stërmbushën stadiumin "Stadion der Freundschaft" për të përcjellë barazimin pa gola kundër skuadrës autsajdere SC Weiche Flensburg në kuadër të barazhit, shkruan sot Koha Ditore.
Fitorja në ndeshjen e parë 3:2 i siguroi Energie Cottbusit që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e ligës së tretë të Gjermanisë,që është nivel profesionist.
Por festa nuk shkoi gjithaq mirë dhe kjo është hera e parë që kjo ndodh në edicionet e fundit.
Në mesin e tifozëve që u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes ishte edhe një person që kishte tatuazhe "neo-naziste", derisa në sheshin kryesor të qytetit, tifozë të tjerë u fotografuan me simbole raciste dhe mesazhin: "Rritja e së keqes", titull i një filmi që u publikua në vitin 2003 dhe dokumentonte ngritjen në pushtet të Adolf Hitlerit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Përralla e shkurtër verore e Gjermanisë në “Euro 2024”
-
Dortmundi dikur “kuqezi”, tani mbulohet nga ngjyra “portokalli”
-
Përshëndetja e Streich, vlera e vërtetë e futbollit
-
Heidenhemi feston promovimin në Bundesligë pas një ngjitjeje të jashtëzakonshme
-
Italia, futbolli dhe dhuna – Napoli si zonë lufte