Në dhomën e fjetjes në shtëpinë e nënës së tij, Prichard Colon 24-vjeçar, është i rrethuar nga fotografitë e boksierit që ishte dikur.
Ai është i shtrirë në një shtrat spitali, ndërsa koka e tij është e ngritur lart nga jastëkët. Mbi kokë i ka fotografitë dhe pikturat e tij nga karriera e boksit, transmeton “Koha Ditore”. Në një prej tyre është duke i ngritur edhe duart lartë si fitues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoColon dukej se kishte shkathtësitë dhe vullnetin për të plotësuar ëndrrat e tij, që së pari i kishte shprehur si djalë i vogël në shtëpinë e tij në Florida, ku e rritën prindërit e tij. Tash ai gjendet i shtrirë si dëshmi për rreziqet që përcjellin boksin.
“Ai gjithmonë e dinte se çfarë dëshironte në jetë. Ai më thoshte, 'Nënë, dua të bëhem boksier profesionist, dua të përfaqësoj Porto Rikon, dhe dua të bëhem kampion bote'“, tregon Nieves Colon, për aspiratat që kishte shprehur i biri i saj që në shkollën fillore.
Babai i Prichardit në garazh tregon për pajisjet e boksit të të birit.
“Imagjinoni, këtu ishte thesi i rëndë i boksit dhe këtu ishte thesi më i vogël”, tregon Richard Colon vendin në garazh, ku e ka mësuar të birin. “Ka shumë kujtime të cilat kurrë nuk i harron”.
Richard Colon para se t'i bashkohej ushtrisë kishte ushtruar me babanë e boksierit të famshëm portorikas, Felix Trinidad, boksierit që fitoi tituj bote në tri kategori të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.