Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ende nuk është caktuar kapiteni i Anglisë

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se ende nuk ka vendosur për kapitenin e përfaqësueses në Botërorin Rusia 2018.

Dyshja e Tottenhamit, Harry Kane dhe Eric Dier besohet se janë në listë, së bashku me kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson.

Southgate ka thënë se për këtë post janë gjashtë apo shtatë lojtarë, mirëpo për këtë do të vendos gjatë fundjavës, kur do të bëhet bashkë përfaqësuesja.

“Kemi qenë në procesin e zhvillimit të liderëve të grupit dhe nuk duhet që vetëm kapiteni të marrë vendime dhe të flasë i pari”, ka thënë Southgate.

“Kur të bëhemi bashkë do të flasim më në detaje. Kur kemi qenë më të suksesshëm si në vitin 1996 kur kishim gjashtë apo shtatë kapitenë në ekip. Do të bëhemi bashkë të dielën dhe do të mendojmë për këtë”.

Artikuj të ngjashëm