Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ua ka bërë me dije klubeve tjera të Serie A se nuk e ka ndërmend ta lirojë mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami.
Ai ka thënë se me Bajramin dhe futbollistët tjerë të rinj mund të qëndrojnë gjatë në Serie A.
“Ne nuk i shesim lojtarët tanë të rinj, ata mund të na ndihmojnë për ta siguruar qëndrimin në Serie A”, ka thënë Corsi për “Sportitalia”.
Bajrami, 22-vjeçar, me Empolin ka kontratë deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm