Benjamin Emini ka shënuar gol të jashtëzakonshëm për skuadrën e Llapit në duelin kundër Malishevës.
Kapiteni i skuadrës llapjanë realizoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca në minutën e 33-të, duke e lënë pa asnjë gjasë për intervenim portierin Flamur Gashi të Malishevës.
Llapi po fiton ndaj Malishevës 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.