Dhjetë minuta ecje nga kampi më i madh i refugjatëve në Evropë, nëpër hardhi të ullinjve dhe në gjelbërim, gjendet një fushë e jashtëzakonshme e futbollit.
Është vendi ku banorët e kampit Moria në ishullin grek Lesbos mund të harrojnë përkohësisht shtëpitë e tyre të vogla kontejner e tendat e ngarkuara dhe të shqetësohen vetëm për goditje nga këndi apo për aute.
Një nga ndeshjet e fundit të mëdha ishte ajo ndërmjet grupit të emigrantëve afganë dhe atij afrikan, që dominojnë skuadrën e futbollit të kampit, që njihet si Cosmos FC.
Shumica e lojtarëve shpresojnë të bëhen profesionistë dhe të largohen nga kampi, ku janë të detyruar të qëndrojnë në afat të pacaktuar me rregullat e Bashkimit Evropian për të limituar numrin e emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
Mirëpo kërkimi për të ikur nga jeta në kamp është bërë pak më i lehtë, kur 15-vjeçari Francis Kalombo është bërë refugjati i parë i transferuar nga një klub profesionist grek.
Talenti i Kalombos e inspiroi Qeverinë e Athinës të ndryshojë ligjet sportive në mars, për t'iu ofruar refugjatëve dhe azilkërkuesve të drejtën për të garuar në sport.
Edhe
Frikë se në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë mund të shpërthejë COVID-19
Kalombo është bër një yll në ishull që kur iu bashkua Aiolikosit në kategorinë e tretë, skuadër që ka marrë emrin sipas Zotit të erës në mitologjinë e lashtë greke, Aeolus.
“Më është dukur si mrekulli. Nuk e kisha kuptuar se kishin ndërruar ligjin për mua që të luaja”, ka thënë Kalombo, pas seancës stërvitore në klubin e tij të ri, që është me seli në Lesbos. “Ka gjithmonë presion të madh pasi je refugjati i parë që luan në një klub zyrtar grek, klubin më të mirë në këtë ishull. Kështu që është ndjenjë shumë e mirë”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)