Unai Emery, trajneri i PSG-së, ka mohuar raportimet se Neymar do të operohet pas lëndimit në nyje që pësoi në fundjavë.
Braziliani u largua nga ndeshja me Marseillen, për të shtuar zërat për një lëndim serioz të tij.
“Neymar nuk do të operohet. Kjo s’është e vërtetë. Kam folur me doktorët dhe duhet të marrim një vendim. Do të kalojnë disa ditë për këtë vendim. Ka një shans të vogël që ai të luajë ndaj Realit në Ligën e Kampionëve – duhet të kemi durim”, ka thënë ai.
Sot u konfirmuar nga PSG-ja lëndimi i Neymarit, që gjithmonë u ka marrë futbollistëve të paktën katër javë kohë për rikuperim.