Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emery: Neymar e Cavani të vendosin përfundimisht për penaltitë

Dy yjet e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani dhe Neymari kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë lojës me Lyonin pasi të dy kërkonin të gjuanin penaltinë.

Uruguaiani mori përsipër gjuajtjen nga 11-metërshi, por nuk u tregua i saktë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, mediat kanë nisur të raportojnë për ndonjë përçarje të mundshme në klub, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit Unai Emery, transmeton KP.

“Penaltitë do të ekzekutohen nga lojtarë të caktuar dhe njëri prej tyre do të jetë ose Neymar ose Cavani”, tha Emery pas ndeshjes. “Ata duhet të kenë marrëveshje zotërinjsh për ekzekutimin e tyre. Pas kësaj që ndodhi, ne do të organizojmë në mënyrë të brendshme për penaltitë e ardhshme sepse mendoj se që të dy janë të aftë për të shënuar dhe unë dua të kemi alternativa”.