Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, ka deklaruar se nuk ka nevojë të jetë mik i bashkëlojtarëve.
Cavani dhe ylli i PSG-së, Neymar, u përplasën më 17 shtator në ndeshjen ndaj Lyonit, kur Cavani refuzoi t’ia linte Neymarit të gjuante penaltinë duke rritur spekulimet për prishje të raporteve mes tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy sulmuesit kanë qenë në formë të shkëlqyeshme për PSG sivjet duke i mundësuar klubit të ikë në tabelën e Ligue 1 me gjashtë pikë para të dytit pas nëntë ndeshjeve.
“Kultura ime e futbollit është më e ndryshe. Për mua, ajo që ndodh në zhveshtore qëndron aty. Ka njerëz që duan të flasin shumë dhe të thonë gjëra e të shpikin ato që nuk kanë ndodhur fare. Nuk duhet të jemi të gjithë miq apo si familje. Ne duhet të jemi profesionistë në fushë. Është e domosdoshme të respektosh kolegët e tu dhe të japësh 100 për qind nga vetja”, ka thënë Cavani.
PSG të mërkurën luan me Anderlechti në Ligën e Kampionëve.