Stadiumi i cili është ende në letër, pa projekt dhe pa ndonjë datë se kur do të nisë e kur do të përfundojë, të mërkurën është bërë me emër, shkruan sot Koha Ditore.
Stadiumi i quajtur nacional, për të cilin është marrë vendim para tre vjetësh të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, pak kilometra nga Prishtina, do të njihet - "Dardania Arena".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Dardania Arena" ishte një prej disa propozimeve të bëra kohëve të fundit. Kishte propozime të ndryshme se si të emërtohej ky stadium, ndër to edhe "Fadil Vokrri" e "Adem Demaçi". Por vendimi për "Dardania Arena" është marrë të mërkurën. I pari që dha lajmin për vendimin e marrë rreth emërtimit ishte kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës "Dardanët", Lulzim Berisha.
Berisha në një postim në Facebook shkroi se për të gjithë sportdashësit ka një lajm të mirë. "Stadiumi nacional 'Dardania Arena'. Urime të gjithëve". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.