Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elvira Bajraktari kthehet te KV Skenderaj

Elvira Bajraktari është kthyer te skuadra e volejbollit, KV Skenderaj, ka njoftuar klubi të dielën. Bajraktari që luan për Kosovën, së fundi ishte pjesë e Dritës.

Me Dritën fitoi titullin e Kosovës. “Volejbollistja e Kosovës njëherësh lojtarja më shtatgjate në Kosovë ka arritur marrëveshje me klubin amë KV Skenderaj.

Klubi i volejbollit Skenderaj e mirëpret rikthimin e Elvires në klub pasi që synimet e klubit janë, titulli i kampionit dhe Kupës së Kosovës.

Rikthimi i Elvires veç se e përforcon bindjen dhe synimet tona”, thuhet në njoftimin e klubit Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm