Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elshani: “Karagaçi” u demolua

Për incidentet në ndeshjen Peja – Trepça ka folur edhe drejtori sportiv i Pejës, Arbër Elshani.

“Assesi nuk pajtohemi që tifozi të sjellët në këtë mënyrë. Njëjtë ka qenë sjellja edhe në Mitrovicë. Fells u kap për fanelle, por nuk u tërhoqëm. Na nuk u larguam, ata u larguan.

Palestra ‘Karagaçi’ u demolua, iu dha hijeshi e keqe gjysmëfinales. Është turp”, ka thënë Elshani. Ai pret dënime ndaj Pejës, por edhe ndaj Trepçës.

“Sigurt klubi do të dënohet. U bëj thirrje tifozëve të ruajnë koncentrimin. Nuk ka pasur arsye të ndodhë kjo. Ndeshjet e ardhshme në Pejë apo Mitrovicë do të luhen pa shikues. Ndiej keqardhje për atë që ndodhi lojtarit Purvis. Nuk pranohet që lojtari të preket”, ka shtuar Elshani.