Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elseid Hysaj e konsideron kalimin te Milani

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli si lojtar i lirë dhe po e konsideron eksperiencën e re te skuadra e Milanit.

“Sportitalia” dhe “gazzettadellosport” besojnë se mbrojtësi i Shqipërisë e ka marrë vëmendjen e drejtuesve “rossoner”, të cilët synojnë përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Hysaj ka eksperiencë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e tij me Napolin përfundon më 30 qershor të këtij viti.

Milani aktualisht në atë krah e ka të huazuar Diogo Dalotin nga Manchester Unitedin, dhe nuk besohet se do ta paguajë opsionin e blerjes së tij për 20 milionë euro. Ato para pritet t’i shpenzojnë për Fikayo Tomorin e Chelseat, që kushton 28 milionë euro.