Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elbasani i Kosovës

Shitja e Elbasan Rashanit më 24 korrik të vitit 2014 te klubi Brondby i Danimarkës, ishte rekord për klubin norvegjez, Odd, rekord të cilin e mban edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë.

Rashani 24-vjeçar u shit nga Odd te Brondby për 700 mijë euro. "Shitje më të madhe nuk ka pasur asnjëherë në histori të klubit. Ende e mbaj rekordin", tregon Rashani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashani atëbotë kishte kontratë edhe gjashtë muaj me Oddin. Si Rashani ashtu edhe ish-skuadra e tij ofertën e Brodnbyt e pranuan menjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

"Odd ishte klub shumë më i vogël sesa Brondby dhe ishte edhe dëshira ime që të kaloja në Brondby. Nuk kishte për mua rëndësi çmimi, por e rëndësishme ishte që t'i ktheja diçka të mirë Oddit për gjithçka që ka bërë për mua", ka theksuar Rashani.

Në Odd sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës debutoi si senior. Ishte vetëm 17-vjeçar...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.