Pesë skitarë morën pjesë për herë të parë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj të mbajtur vitin e kaluar në Erezum të Turqisë. Nuk arritën ndonjë rezultat për t'u krenuar. Por, rezultate më të mira se garuesit e vitit të kaluar premtojnë dy skitaret e reja, Elba Kokaj dhe Klea Vrella, që do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), "Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019", që mbahet prej 9 deri më 16 shkurt në Bosnjë-Hercegovinë.
Skitaret Kokaj 17-vjeçare dhe Vrella 16-vjeçare kthehen të hënën (sot) në Kosovë nga përgatitjet që i patën nga 16 dhjetori në Qendrën Skitare në Erezum të Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKokaj e Prishtinës dhe Vrella e Pejës në Sarajevë do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh.
Në Bosnjë-Herecegovinë thonë se do të udhëtojnë me motiv të madh për të arritur suksese më të mira se që arritën skitarët e vitit të kaluar.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)