Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të dytë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj (EYOF), Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019, që mbahet prej 9 deri 16 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë e Hercegovinës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës, ka vendosur që në EYOF Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019 të dërgojë dy sportiste të skijimit alpin: Elba Kokaj dhe Klea Vrella, transmeton Koha.net.
“Të dy skitaret, Kokaj (17-vjeçare) dhe Vrella (16), do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh. Bashkë me sportistet do të udhëtojnë edhe trajnerët, Feim Kollçaku dhe Egzon Agani”, thuhet në komunikatë.
KOK-u do të dërgojë sportistet në përgatitje jashtë vendit, në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mirë.
Kosova është në mesin e 48 shteteve të Evropës që do të marrë pjesë në EYOF Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019. Për herë të parë në EYOF-in dimëror, KOK-u u paraqit në Erzurum 2017.
-
Klea Vrella dhe Elba Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Dimëror
-
Elba e Klea premtojnë të prezantojnë denjësisht vendin në Sarajevë
-
Hasani: Kosova në EYOF Sarajeva 2019 u prezantua si çdo shtet tjetër
-
Skitaret Klea Vrella dhe Elba Kokaj përfunduan me sukses garat në EYOF Sarajeva 2019
-
Skitaret e reja Vrella dhe Kokaj presin rezultat të mirë nesër në sllallomin e madh