Stephan El Shaarawy thotë se Roma është eliminuar nga Lyoni për shkak të paraqitjes në ndeshjen e parë, ndërsa thekson se sonte ishte e pafat.
Roma fitoi 2 me 1 sonte në “Olimpico”, por ishte e pamjaftueshme për të shkuar tutje në Ligën e Evropës pasi kishte humbur përballjen e parë në Francë me rezultat 4-2, transmeton Koha.net.
“Ndjejmë keqardhje për ndeshjen e parë, pasi në fund fituam përballjen e dytë dhe patëm shanse për të shënuar më shumë gola. Por, katër golat që pranuam në Francë ishin shumë për ta përmbysur rezultatin. Sonte luajtëm ndeshjen që dëshiruam, por na mungoi vetëm goli i tretë. Ishte performancë e jashtëzakonshme me mjaft agresion, thjeshtë na mungoi fati”, është shprehur El Shaarawy për Sky Sport Italia.