Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ludogoretsi shokon Romën

Ludogoretsi e ka shokuar Romën duke e mposhtur me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupi C të Ligës së Evropës.

Cauly shënoi golin e parë për ekipin nga Bullgaria në minutën e 72-të.

Roma ia doli të barazoi rezultatin në 1:1 me golin e zëvendësuesit Eldor Shomurodov në minutën e 86-të.

Fitoren Ludogoretsit ia siguroi braziliani Nonato dy minuta para fundit.