Në Miami është luajtur "Super Bowli", "Seria Botërore" e bejsbollit dhe ndeshjet finale të NBA-së, por të shtunën, një nga rivalitetet më të mëdha në sport, do të rritë temperaturat në këtë vend, kur Real Madridi e Barcelona takohen në një derbi të rrallë jashtë territorit spanjoll, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshja shënon vetëm herën e dytë dhe të parën në 35 vjet, që "El Clasico" luhet jashtë Spanjës. Kjo përballje po ka tretman si "Super Bowli" me një atmosferë të madhe dhe me festa të shumta në plazh, me ndeshje futbolli të personave të famshëm e madje edhe me "Combate Clasico", një ngjarje e arteve marciale të përziera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe mbi 65 mijë tifozë në stadiumin e stërmbushur "Hard Rock", shtëpi e skuadrës së ligës së futbollit amerikan Miami Dolphins, uebfaqja e rishitjes StubHub thotë se bileta për këtë ndeshje është më e popullarizuara e futbollit këtë stinor, ndërsa çmimet në rishitje arrijnë deri në 5.500 dollarë për një biletë.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.