Ndeshja “El Clasico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet në “Camp Nou” të dielën nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 26-të të La Ligas spanjolle.
Kanë kaluar vetëm dy javë qëkur Barcelona mposhti Real Madridin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Barça fitoi me autogol të Eder Militaos.
Ballafaqimi i së dielës mund të jetë vendimtar për garën për titull në elitën e futbollit spanjoll.
Në rast të fitores, Barcelona do t’i afrohej shumë titullit të kampionit.
Edhe
Të dielën klasikja e parë e edicionit
Real Madridit i duhet fitorja në mënyrë që të afrohet në gjashtë pikë, ndërsa do të ishte fitorja e tretë rresht në stadiumin “Camp Nou”.
Favorite para këtij dueli është Barcelona, nëse merret për bazë forma në ligë.
Barcelona nuk ka pësuar humbje në shtëpi në këtë edicion, ndërsa ka pësuar vetëm tetë gola në 25 ndeshje.
Mbrojtësi i Realit, Antonio Rudiger, do të përballet me golashënuesin më të mirë të ligës, Robert Lewandowskin.
Lewandowski ka realizuar 15 gola dhe pesë asistime në 25 ndeshje të ligës për skuadrën që drejtohet nga trajneri Xavi Hernandez.
Edhe
Pjesa e parë e “El Clasicos” i takon Barcelonës
Barcelona në krye të tabelës ka 65 pikë, ndërsa Real Madridi është i dyti me 56 pikë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 13-të ndeshje për t’u zhvilluar.
Barcelona e ka mposhtur dy herë Real Madridin në këtë vit.
Një herë në finale të Superkupës së Spanjës dhe më pas në Kupën e Mbretit. Por në duelin e parë të këtij sezoni në La Liga, triumfues kishte dalë Real Madridi, 3:1.
Barcelonës për këtë duel pritet t’i rikthehet Pedri, ndërsa në dyshim është Ousmane Dembele.
Edhe
Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull
Ronald Araujo i Barçës kthehet për këtë lojë pasi mungoi në duelin e kaluar për shkak të suspendimit.
Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti, mund t’i gëzohet kthimit të Ferland Mendyt, ndërsa mund të luajë edhe David Alaba.