Jashtë Azerbajxhanit, të paktë janë ata që kanë dëgjuar për ekipin Qarabag FK. Shumë prej adhuruesve të futbollit me siguri e kanë kërkuar në "Google", kur legjenda e Romës, Francesco Totti tërhoqi emrin e Qarabagut për të kompletuar Grupin C të Ligës së Kampionëve për këtë edicion.
I parashikuar si grupi i vdekjes, Qarabagu në fazën e grupeve do të kishte punë me skuadrat si Chelsea, Atletico Madrid dhe Roma, shkruan The Telegraph.
Qarabag FK që njihet me nofkën "Kalorësit", është ekipi i parë nga Azerbajxhani që ka arritur të kualifikohet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell Koha Ditore.
Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze e klubeve në botë dhe përbëhet nga kampionët e top ligave të Evropës, dhe ekipet tjera që kanë rangim të lartë.
Përderisa ligat e tjera mund të kenë nga tri apo katër ekipe në këtë garë, liga me profil të ulët si ajo e Azerbajxhanit mund të ketë vetëm ekipin kampion, i cili duhet të kalojë nëpër procesin e raundeve eliminatore për të siguruar fazën e grupeve...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.