Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi nga Championshipi eliminon Unitedin nga kupa

Bristol City ka shkaktuar befasi në kupën Carabao duke eliminuar Manchester Unitedin në çerekfinale me rezultat 2 me 1.

Heroi i ekipit nga Championshipi ishte Corey Smith i cili realizoi në minutën shtesë të takimit për ta dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi u befasua kur Bryan realizoi për rezultatin 1 me 0. Zlatan Ibrahimoviq ktheu Unitedin në lojë me golin e realizuar në minutën e 58, por Bryan u përkujdes për befasinë në fund të takimit.