Meshkujt e quajnë veten ekipi i mundjes "Melbourne Lion Wrestling", shkruan NYT.
Emri evokon të dy origjinat - në Afrikë dhe Australi - një titull i përshtatshëm për një ekip të përbërë nga sudanezë jugorë që jetojnë në Melbourne, qytetin e dytë më të madh të Australisë.
Çdo javë, shumë meshkuj të moshës 15-30 vjeçe, takohen në një fushë ovale të futbollit australian apo nëse moti lejon në plazh, për t'u stërvitur. Disa herë në vit ata udhëtojnë nëpër Australi për të garuar ndaj ekipeve të veshura me veshje tradicionale të mundjes sudaneze - lëkura të kafshëve, përcjell gazeta Koha Ditore.
"Ne duam të mbajmë gjallë kulturën tonë", thotë Awan Mading (30) derisa bëhet gati për stërvitje. "Po ashtu, me anë të mundjes edhe stërvitemi mirë, pasi bëjmë ushtrime kardio për të mbajtur veten në formë".
Kur largohen nga mundja, meshkujt në jetën e përditshme kanë profesione të ndryshme...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).