Xhudistë nga mbarë bota janë vendosur në Tokio të Japonisë, ku të dielën fillon Kampionati Botëror për vitin 2019. Në mesin e 860 xhudistëve janë edhe pesë garuesit e Kosovës: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Të premten, ekipi i Kosovës ka bërë akreditimin, të shtunën (sot) xhudistët mësojnë kundërshtarët, ndërsa në mbrëmje ka matjen zyrtare Distria Krasniqi, transmeton Koha Ditore.
Krasniqi është e vetmja xhudiste e Kosovës që garon të dielën, në ditën e parë të Botërorit. Ajo garon në kategorinë deri 48 kilogramë.
Të hënën garon Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë.
Gara e Kosovës përmbyllet të premten, kur në tatami del Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Filloi Botërori i xhudos, garuesit e Kosovës mësojnë kundërshtarët
-
Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror
-
“Olympics” përfshin Distrinë e Norën mes yjeve në “Parisi 2024”
-
Xhudistët udhëtuan për në Francë, synojnë medaljet më të vlefshme
-
Mungon Loriana, Kosova me dy xhudistë në Botëror