Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi brazilian i Ronaldos inkuadrohet në Serie A

Në më pak se një vit pasi ish-ylli i Brazilit, Ronaldo, u përfshi në klub, Cruzeiro arriti që të inkuadrohet në elitën e futbollit brazilian.

Cruzeiro përfundoi në top katërshen e rangut të dytë të futbollit të Brazilit të mërkurën, pasi mposhti Vasco da Gaman 3:0 në stadiumin “Mineirao”.

Të katër ekipet e para inkuadrohen në elitën e futbollit brazilian për sezonin tjetër.

Cruzeiro ra nga Serie A e Brazilit në vitin 2019.

Ky klub ka katër tituj të fituar, por pas borxheve prej 200 milionë dollarëve, skuadra pësoi rënie të madhe.

Edhe Pronari i ri i Cruzeiros, Ronaldo, u thotë tifozëve se nuk është superhero Sport Pronari i ri i Cruzeiros, Ronaldo, u thotë tifozëve se nuk është superhero

Mediat lokale kanë raportuar më herët se Ronaldo brazilian ka blerë 90% të aksioneve për rreth 78 milionë dollarë.

Ronaldo po ashtu është aksionar edhe te klubi spanjoll Valladolid, që po ashtu u inkuadrua në La Ligën spanjolle.