Paramendoni të shihni përbërjen e njërit prej ekipeve amatore angleze, dhe të kuptoni se aty nuk luan një, por dy ish-futbollistë të Premier Leagues.
Me këtë po përballen ekipet kundërshtare të Egerton FC që bën gara në kategorinë e 12-të të Anglisë, nivel tërësisht amator, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJlloyd Samuel e ka kaluar më shumë se një dekadë në Premier League, me skuadrat Aston Villa e Bolton, kurse ka luajtur me kundërshtarë si Atletico Madrid e Bayern Muenchen si dhe ka pasur ftesë nga Përfaqësuesja e Anglisë.
36-vjeçari aktualisht është te skuadra e Egertonit në rolin lojtar-trajner. Së bashku me të, pjesë e ekipit është edhe Dean Gorre që karrierë ka bërë te Feyenoordi, Groningeni e Ajaxi.
Pjesë e këtij ekipi është edhe biznesmeni amerikan Jim Cherneski. Samuel po përdorë lidhjet e tij të futbollit për të joshur disa prej emrave të mëdhenj të futbollit për të luajtur te Egertoni, siç është ai i sulmuesit Nathan Ellington që në Premier League ka luajtur për West Bromwichin.
Së bashku me Samuelin, ata kanë 271 ndeshje në Premier League dhe këtë përvojë tash po e përcjellin tek amatorët e Egerton FC... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.