Fokusi do të jetë te Distria Krasniqi për të mbajtur medaljen e artë për Kosovën. Kështu ka shkruar sajti i Federatës Evropiane të Xhudos në shkrimin ku është parashikuar gara në kategorinë deri në 52 kilogramë në kampionatin evropian, shkruan sot “Koha Ditore”.
Evropiani i vitit 2018 në xhudo mbahet në Tel-Aviv të Izraelit, ndërsa nis të enjten. Distria do të garojë të enjten, njëjtë si Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.
Distria Krasniqi (22) është bartësja e tretë në kategorinë deri 52 kilogramë, pas ruses Natalia Kuziutina dhe francezes Amandine Buchard. Krasniqi ende nuk ka medalje në evropian dhe ky vlerësohet të jetë një rast i madh për të.
Në të vërtetë, evropiani në Tel-Aviv shihet rast i madh edhe për xhudiste të tjera. Ndër të tjera, edhe për shkak të mungesës së Majlinda Kelmendit. Majlinda është kampione në fuqi dhe e trefishtë e Evropës. Ajo është duke sanuar një lëndim të gjurit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)